Politikë

"Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës", Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës! Nesër dorëzojmë faktet

Shkruar nga Liberale

"Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës", Bardhi thirrje

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Ai u shpreh se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, sipas tij është Olsi Rama.

Kjo, pasi në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, tha Bardhi.

“Dua të theksoj së faktet që do paraqes janë në dosjen e prokurorise nuk është denoncim politik. Krahas 9 të arrestuarve , prokuroria në 8 mars 2016 ka proceduar bashkëpunëtorin e paidentifikuar dhe përfshirjen ne aktivitetin kriminal. Pra është janë arrestuar të gjithë përveç një personi. Ky person i paidentifikuar nga policia, një dite para arrestimit te grupit, ka qenë prezent ne bazen e grupit kriminal, bashke me tre drejtues. Ky person përshkruhet si dikush 45 vjeç me flokë të shkurtra, AA653 DM. Olsi Rama ne vitet 2014-2015 ka qene ekzaktesiht 45 vjec. Olsi Rama sipas provave te TIMS është përdoruesi i automjetit me targa AA 653 DM”, shtoi deputeti demokrat. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH