Politikë

"Nuk po ndahem nga MONIKA për një grua tjetër”, META flet për divorcin me Kryemadhin: U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve...

Shkruar nga Liberale

"Nuk po ndahem nga MONIKA për një grua tjetër”, META

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në mbledhjen e kryesisë, lidhur me vendimin e tij për t’u divorcuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti Meta tha se marrëdhënia e tyre u kris pas vendimit të Kryemadhit, për të djegur mandatet e marra në zgjedhjet e 2017.

Sipas tij, ky ishte vendimi më i vështirë për të, duke shtuar se nuk po "ndahet nga Kryemadhi për një tjetër grua"

"Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin.

Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve. Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt.

Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar.", tha Meta. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH