Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilit i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit për 11 majin.
Topalli bën thirrje që diaspora të votojë nr 1, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Diaspora po vendos! Fletët e votimit po mbërrijnë në shtëpitë tuaja.
Mos e humb këtë shans. Voto Nr. 1”, shkruan Topalli.