Politikë

Nga ‘Investimet Strategjike’, te ‘Burimet Ujore’, maxhoranca voton mes kaosit disa ligje në Kuved, opozita kundërshton

Shkruar nga Liberale

Nga ‘Investimet Strategjike’, te ‘Burimet Ujore’,

Maxhoranca ka miratuar sot projektligjet që ishin në rendin e ditës, mes kaosit dhe tensioneve.

Me votat e PS është miratuar pr.ligji për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.

deputetët e opozitës kanë vijuar me tensione në Parlament. Ata kanë bllokuar foltoren, teksa mbanin pankarta në duar dhe kanë shkaktuar zhurmë me bilbilë.

Ndërkohë, nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj ka bërë thirrje që seanca të vijojë normalisht, në nder të 7dhe 8 Marsit.

“Sot është një ditë e veçantë. Në respekt të kësaj dite, të 7-8 marsit të urojmë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët. Mendoj që do t’ia vlente sado pak respekt. Nuk kërkoj t’ju imponohem, por sjellja juaj sot duhet të ndryshonte në respekt të këtyre ditëve. E çelim seancën plenare”, u shpreh ajo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH