Ish-presidenti Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, nga qelia 313 me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK, ku edhe ka nisur marrja në pyetje nga prokurorët, në lidhje me aferën e CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.
Kreu i PL është thirrur në SPAK në prani të avokatit mbrojtës.
Burime për mediet bëjnë me dije se Meta do të merret në pyetje si person në hetim, ndërsa ditën e djeshme ishte thirrur për t'u marrë në pyetje si person nën hetim bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku.
Kujtojmë se Ish presidenti Meta dhe Kryemadhi janë persona në hetim për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.