Politikë

"Kosova është gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm i Këshillit të Europës" qëndrimi i Ramës pas votimit në KiE

Shkruar nga Liberale

"Kosova është gur i pamohueshëm dhe i

Pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës ka reaguar kryeministri Edi Rama. 

Rama shkruan se në maj, duhet që të vuloset ky anëtarësim pa të cilin “mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

Reagimi i plotë:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm

Forca KOSOVË

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH