Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar këtë të shtunë në Roskovec, aty ku po zhvillon takim me banorët e zonës. Ai ka dalë hapur kundër ndërtimit të TEC-it, të cilin e ka quajtur njëlloj si inceneratorët.
Madje në një moment Meta ka marrë varrenë për të prishur ndërtimet e para të HEC-it, ndërsa u bën thirrje banorëve që të kapin armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha Meta.