Politikë

Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, Ilir Meta ndan kujtimet: Fortlumturia e tij më dhuroi një kalendar ortodoks

Shkruar nga Liberale

Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, Ilir Meta ndan

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë disa nga kujtimet me Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, për të cilin po zhvillohen homazhe në Katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’ në kryeqytet.

Nga qelia dhe nga pamundësia për t’i dhënë lamtumirën e fundit nga afër, Meta ka bërë një postim në Facebook, teksa shprehet se si dhuratë për Krishtlindje dhe Vit të Ri, Kryepeshkopi i ka dhuruar një kalendar ortodoks, për të cilin thotë se nga aty ku ndodhet “është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se koha rrjedh dhe se ajo nuk duhet shpërdoruar”.

Meta thotë se kalendari ortodoks që mban në duar, veç vlerës praktike dhe ditëve të festave, shërben edhe si “një promovues i mrekullueshëm dhe tepër konciz i veprave të jashtëzakonshme që Fortlumturia e Tij ka ndërtuar në vendin tonë që nga 24 qershori 1992 kur Prof. Dr. Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”.

Duke renditur disa nga kontributet kryesore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, Meta shprehet i keqardhur që nuk e “shfrytëzuam” më mirë personalitetin e tij të njohur botëror në të mirë të vendit.

“Ndoshta ne nuk u treguam aq largpamës sa duhej për ta “shfrytëzuar”  më mirë personalitetin e tij njohur botëror, më shumë për të mirën e vendit tonë, por Fortlumturia me zgjedhjen e Shqipërisë si vendprehjen e tij, përsëri na ka lënë mundësinë që të shfrytëzojmë trashëgiminë e Tij  dhe kujtimin e tij më  në të ardhmen”, shkruan ai, teksa uron që kryepeshkopi të prehet në paqe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH