Gjykata e Apelit në Tiranë teksa është mblidhur sot në orën 10:00 për të vendosur se cila palë do të mbajë vulën e Partisë Demokratike, duket se nuk do të marrë asnjë vendim.
Ndërkohë para se të zyrtarizohet vendimi, në media po qarkullon lajmi se Apeli do të shtyjë seancën për një datë tjetër.
Trupi gjykues përbëhet nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Kujtojmë se në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për çështjen.
Gjyqi për vulën e PD ka nisur dy vite më parë, pas lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe duke duke refuzuar të njohë vendimin e ndërkombëtarëve po tenton për të rimarrë me çdo kusht drejtimin e partisë.