Ushtarët gjermanë së bashku me shqiptarët në qytetin e Mitrovicës, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, 1943
Imazhi historik i vitit 1943 nga Mitrovica zbulon se shqiptarët dhe gjermanët pushtues nuk kanë luftuar aq “egër”, siç tregohet në histori.
Shqiptarët e Kosovës pushtuesit besohet se i panë si e keqja më e vogël, për shkak të serbëve, me besimin se do të bashkoheshin me Shqipërinë.
Lufta e Dytë Botërore ka lënë pas mbarimit të saj kudo shumë paqartësi. Ka dëshmi që tregojnë se në Shqipëri partizanët luftuan më së shumti me “armiqtë e brendshëm” pas prishjes së Konferencës së Mukjes.
Megjithatë, sidoqoftë lufta e shqiptarëve për liri ndaj nazizmit dhe ndaj çdo pushtuesi tjetër i trojeve tona ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë.