Politikë

Ervin Salianji, letër nga burgu për atentatin në Shkodër: Tmerr, ne do t’i çmontojmë bandat!

Shkruar nga Liberale

Ervin Salianji, letër nga burgu për atentatin në Shkodër:

Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku tre persona u vranë, njëri prej tyre qytetar i pafajshëm.

Sipas Salianjit, ajo që ndodhi në Shkodër ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, ndërsa thekson se policia është e pafuqishme për të parandaluar krimin.

Deputeti i PD, i cili humbi mandatin me burgosjen e tij, thotë se degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin.

Letra e Salianjit:

“Humbja e jetës së qytetarëve të pafajshëm, guximi për të vrarë në mes të qytetit dhe humbja e autoritetit të shtetit janë tragjedi që parakalon në sytë e të gjithëve! Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar ishte tragjedia e Shkodrës ku mbetën të vrarë qytetarë të pafajshëm! Policia nuk reagon ndaj kërcënimit me vdekje ndaj një të riu, e pafuqishme ta parandalojë krimin, e pafuqishme të kapë autorët, e pafuqishme të reagojë më shumë se agjensitë e lajmeve. Është tmerr më vete se si qeveria i shkel syrin krimeve në varesi te kalkulimeve elektorale, asnjë reagim qeveritar për vrasjet, ministri që belbëzon dhe rri para kamerave sikur i kanë drejtuar armën nuk guxon dot as të dënojē vrasjet dhe as të marrë masa, sepse ministri është i lejuar të fusë hundët tek parfumi i Elda Hotit për ta propoganduar si helm i shkatërrimit në masë por askush i thyejnë hundët nëse i fut tek punët e policisë, ata i emëron krimi e janë në shërbim të partisë shtet! Prandaj i turren protestuesve dhe zbythen nga kriminelet, prandaj nderojnë banditët dhe dhunojnë hallexhinjtë!

Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin!

Ne do ti çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e cdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH