Politikë

Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve

Shkruar nga Liberale

Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit

Për të zgjeruar shërbimet online të gjendjes civile në procesin e transformimit digjital, qeveria propozon ndryshim të ligjit “Për gjendjen civile” ku qytetarët kanë detyrim të deklarojnë vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Në prezantim të draftit, ministri Taulant Balla tha se nisma ka për qëllim nxitjen e deklarimit të vendbanimit, në regjistrimin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë territorit, ata me status refugjati apo me leje qëndrimi.

“Së pari duhet të plotësojmë kuadrin ligjor për të mundësuar kalimin e mëtejshëm të shërbimeve të GJC, online. E dyta ka të bëjë me saktësimin e përkufizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit me qëllim harmonizimin e tyre edhe sipas Kodit Civil. E treta, ka të bëjë me një problematike që edhe ju e keni hasur në marrëdhënie me zgjedhësit që ka të bëjë edhe në marrëdhënie me regjistrat edhe në marrëdhënie me të dhënat demografike.

Trajtimi i rasteve kur fëmijët lindin të vdekur, me qëllim pasqyrimin e saktë, edhe në regjistra edhe në përllogaritjen demografike. E katërta ka të bëjë me adresimin e fenomenit të martesave fiktive, që kryesisht i referohen shfrytëzimit të artificës ligjore, të marrjes së mbiemrit të bashkëshortes dhe pretendon se ka marr identitet të për t’ju shpëtuar kufizimeve të caktuara.

Kemi të bëjmë edhe me disa masa shtesë për mos deklarimin e vendqëndrimit dhe vendbanimit, mos harrojmë se këto janë të dhëna të domosdoshme për qytetarin, ku sipas parimeve të Kodit Civil dhe jo vetëm, qytetari e ka këtë lloj detyrimi për ta deklaruar, pasi përmes saj merr shërbime. E gjashta, ua japim edhe me ligj punonjësve të shërbimeve konsullore të gjithë gamën e shërbimeve të gjendjes civile”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH