Politikë

Deputeti i opozitës thotë ‘të vërtetën’: Problemi është se jemi çmendur të gjithë!

Shkruar nga Liberale

Deputeti i opozitës thotë ‘të vërtetën’:

Deputeti i rithemelimit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore, duke thënë se “de facto” nuk jemi më republikë parlamentare.

E teksa PS pretendon po se është “çmendur” ish-presidenti Ilir Meta, Sula ndër të tjera ai tha se “Problemi është se nuk është çmendur njeri, por  jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”.

“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e republikës kryeministrore. Ne nuk jemi de facto republikë parlamentare, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.

“Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafajshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Sula.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH