Politikë

Ambasadori Tarran në UET: Nëse situata e zgjedhjeve do të ishte perfekte, do ta mbyllnim misionin në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Ambasadori Tarran në UET: Nëse situata e zgjedhjeve do të ishte

I ftuar në Forumet e UET, ambasadori Michel Tarran, kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, foli kryesisht për situatën e zgjedhjeve, çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e transparencës apo rolin e medias, duke mos pranuar të japë deklarata politike.

Tarran theksoi se situata nuk është perfekte dhe se Shqipëria ka nevojë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, jo vetëm në fushën e zgjedhjeve por edhe në sektorë të tjerë që janë nën trajtimin e kësaj organizate.

“Nuk do të hyj në debate politike se nuk është roli ynë. Përpiqemi të punojmë në mënyrë sa më eficente dhe të ndershme, duke parë se çfarë ndodh, cilat janë problemet dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën. Nëse sot do t’ju thosha se sot gjithçka është perfekte në Shqipëri, atëherë fraza tjetër do të ishte: “Mirupafshim, le të shkojmë”.

Nëse situata e zgjedhjeve do të ishte perfektë në Shqipëri, nuk do të kishte më vend për misionin tonë dhe do ta mbyllnim. Nëse e vazhdojmë këtë mision, që është një nga aspektet e rëndësishme të punës sonë në Shqipëri, është se jemi të bindur se situata nuk është si duhet të jetë dhe që ka probleme. Akoma vendi juaj ka nevojë për OSBE-në. Këtë konstatim, mund ta bëj për shumë vende edhe ato perëndimore. Asnjëherë nuk kam menduar se situata është perfekte në vendin tim dhe ka probleme këtu. Të gjithë i mbajnë mend si shkuan zgjedhjet në SHBA. Edhe në Francë ka nevojë për vëzhgim”, përfundoi ambasadori.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH