Politikë

17 vjet shtet! Rama dhe Begaj urojnë Pavarësinë e Kosovës: Gëzuar gjithmonë!

Shkruar nga Liberale

17 vjet shtet! Rama dhe Begaj urojnë Pavarësinë e Kosovës:

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.

“MIRËMËNGJES KOSOVË, Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Rama në Facebook.

Gjithashtu edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë një urim me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur nderimin për mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, shkruan Begaj në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH