Politikë

1 orë e 30 minuta para prokurorëve, Berisha pas daljes nga SPAK: I gjeta në një atmosferë “mortore”!

Shkruar nga Liberale
1 orë e 30 minuta para prokurorëve, Berisha pas daljes nga SPAK: I

Berisha në SPAK, përshëndet me dy gishtat lart mbështetësit: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur, pasi ka dalë sot nga dyert e SPAK ku është marrë në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha mbërriti në Prokurorinë e Posaçme me makinën e tij, ndërsa u shoqërua nga një patrullë policie. Mbështetësit e tij e pritën para dyerve të SPAK me brohoritma “Berisha, Berisha” dhe ish-kryeministri i përshëndeti me dy gishtat lart.

Sali Berisha qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta para prokurorëve të SPAK, të cilët e thirrën ish-kryeministrin në cilësinë e personit nën hetim për dosjen “Partizani”. Në një prononcim për media, pas daljes nga SPAK, Berisha tha se ka mbërritur për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në godinën e Prokurorisë së Posaçme.

Berisha i quajti mjeranë pa prova prokurorët e SPAK, të cilët mashtrojnë me akuzat e ngritura ndaj tij. Ai tha se e gjeti SPAK, në një gjendje “mortore”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!”

 “Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai të pranishëm. Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh duhet të ishte ulur Edi Rama. Unë në emër tuaj dhe të PD u deklarova: Pse jetoni në këtë terror kaq të madh, të hysh aty…”

“U deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson. Çdo kush që thirret, duhet të paraqitet institucionet e drejtësisë”.

“Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

“U thashë kam ardhur t’ju them në sy në emër të demokratëve të gjitha ata që në dy vite kam denoncuar Ramën dhe ju si grupe kriminale”, tha Berisha i cili prej një muaji ndodhet në arrest shtëpiak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH