Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm, Besnik Pjetrin (Perdeda).
Ky i fundit në muajin Gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç, në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.
Shkaki i vrasjes ishte fakti se familjarët e ish-bashkëshortes nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u arrestua në Dhjetor nga forcat RENEA.