Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë.
Sipas policisë, 25-vjeçari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.