Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit!

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në spital

Pamje nga aksidenti në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë

Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH