Politikë

Arben Ahmetaj: Shqiptarët nuk do të habiten por do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

Shkruar nga Liberale
Arben Ahmetaj: Shqiptarët nuk do të habiten por do llahtarisen se deri

Edhe pse në arrati dhe në kërkim ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë në studion e Çim Pekës.

Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se nëse SPAK do të hetojë siç duhet dhe do të ndjekë paratë, shqiptarët do të llahtarisen se deri ku shkon afera e inceneratorëve.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Pse i shmangin procedurat sipas jush?

Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH