Ekonomi

Zbardhet plani i qeverisë/ Kur dhe sa do të rriten pensionet, favorizohen ata me të ardhura më të ulëta

Shkruar nga Liberale
Zbardhet plani i qeverisë/ Kur dhe sa do të rriten pensionet,

Qeveria ka në plan rritjen e pensioneve. Rritja e radhës së pensioneve e cila pritet të jetë historike do të realizohet në muajin tetor.

 Ekspertët e fushës janë duke diskutuar një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre të larta. Aktualisht, indeksimi aplikohet në përqindje të inflacionit të pensionistëve.
Vitin e kaluar u aplikua një indeksim 8.6% , por e përkthyer në vlerë, përfitimi është shumë i vogël se rritja nga inflacioni dhe goditi më tepër pensionet e ulëta se ato të larta.

Një opsion është rritja me vlerë fikse.

Një tjetër opsion në diskutim është indeksimi i pensioneve me të njëjtën normë sa rritja e pagës mesatare.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi, ose nëse inreferohemi pagës aktuale pensioni mesatar duhet të ishte 350 euro.

Në vend të kësaj,  hendeku është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në vitin 2023 pensioni mesatar ishte vetëm sa 26% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport më 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52% dhe 41% në vitin 2018.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar.

Me gjasë, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve të ardhshme, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore. Pas një dekade anemike, pagat kanë nisur të lëvizin, ndonëse jo me ritme të larta.

Në fund të vitit 2023, paga mesatare në shkallë vendi ishte 42% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë në 75.025 lekë në fund të 2023.

Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019 arriti në 17,306 lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një zgjerim vetëm 6%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH