Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shkon në 820 Euro paga mesatare, Administrata Publike me rritjen më të madhe

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Shkon në 820 Euro paga mesatare, Administrata Publike

Paga mesatare ka pësuar sërish rritje gjatë 3 muajve të parë të 2025, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave. Rritja më e madhe paradoksalisht është regjistruar në sektorin publik, aty ku përveç korrupsionit dhe abuzimit me pronën e përbashkët edhe produktiviteti është më i ulët.

Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar ishte 82.210 lekë, ose rreth 820 euro, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në raportin e fundit të INSTAT.

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni.

SHIFRA E DITËS: Shkon në 820 Euro paga mesatare, Administrata Publike

Sipas INSTAT rritja më e madhe e pagës gjatë këtij viti, krahasuar me tremujorin e 2024, rezultoi tek administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me +16,7%. Gjithashtu, rritje të pagave sipas INSTAT patën edhe forcat e armatosura dhe specialistët me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%. Ndërsa rritje të pagës me +5.3% kanë pasur edhe punonjësit e kualifikuar të sektorëve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë kësaj periudhe është vënë re një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH