Ekonomi

Euro kap nivelin minimal historik ndaj Lekut

Shkruar nga Liberale

Euro kap nivelin minimal historik ndaj Lekut

Euro ka kapur sot nivelin minimal historik në raport me lekun në tregun e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një Euro është këmbyer sot me mesatarisht 99.58 lekë, si kurrë më parë që prej ditës kur monedha europiane filloi të përdorej në Bashkimin Europian.

Edhe pse sezoni turistik thuajse është mbyllur tashmë, Leku vijon të jetë në një kurs forcimi në raport me euron duke treguar se ka një tepricë të madhe të monedhës europiane në tregun vendas.

Ndryshe nge Euro, dollari amerikan vijon të fitojë pikë nga dita në ditë ndaj lekut duke u këmbyer sot me 90.39 lekë nga minimumi prej 89.54 lekë që u këmbye disa ditë më parë.

Një trend të ngjashëm po ndjek edhe Paundi Britanik gjatë javëve të fundit duke u këmbyer aktualisht me rreth 118 lekë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH