Ekonomi

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë

Shkruar nga Liberale

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë

Kompania shtetërore “Albpetrol” sha do të shesë 100 mijë e 971 tonë naftë. Për këtë arsye ka shpallur ankandin e hapur që do të mbahet më 8 gusht 2025, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për procesin e shitjes ka një formulë të miratuar, ku çmimi minimal për njësi është 77.45% i çmimit ndërkombëtar Brent + K.

Ndërkohë në pikat e lëvrimit çmimi llogaritet 77.45% e çmimit Brent – 4.04 USD/bbl + K, duke mbuluar kostot e transportit dhe magazinimit.

Eventi më i madh i hidrokarbureve në Shqipëri
Nafta që do të dalë në treg ndodhet në disa pika magazinimi të Albpetrol, përfshirë Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë, ndërsa afati i evadimit është 12 muaj nga nisja e procedurës

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH