Aktualitet

Të shtënat me armë në Tiranë/ Zbardhen DETAJE, si sherri në lokal. 10 persona përfundojnë në polici

Shkruar nga Liberale

Të shtënat me armë në Tiranë/ Zbardhen DETAJE, si

Detaje të reja janë zbardhur sa i takon sherrit të mbrëmshëm ku u përfshinë disa të rinj.

Burimet sqaruan se konflikti ka nisur nga personi i fundit që i është bashkuar tavolinës, pasi nuk ka takuar njërin prej personave në tavolinë, ky i fundit e ka sharë dhe fyer e më tej situata ka agravuar kur njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe me qytën e saj ka goditur tjetrin, çka ka bërë që arma të shkrepet në ajër.

Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë, në komisariat janë shoqëruar mbi 10 persona teksa mes tyre ka edhe të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Sipas raportimeve Dritan Kocollari, dyshohet se është personi që ka pasur armën e zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH