Aktualitet

Rrugorja me "dorë të hekurt", 22 persona të arrestuar dhe mbi 9 mijë gjoba brenda 1 jave

Shkruar nga Liberale
Rrugorja me "dorë të hekurt", 22 persona të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar me masa të rrepta edhe këtë javë. Mësohet se janë arrestuar 22 persona për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Në një javë janë gjobitur mbi 9 mijë persona dhe janë bllokuar 11 automjete, përfshirë 4 me targa të huaja.

Njoftimi i Policisë:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (22.09.2024 – 28.09.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

22 Arrestime dhe procedime penale:

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

5 persona për pa leje drejtimi.

13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për largim nga vendi i aksidentit

Masat administrative:

9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë.

40 masa për xhama të zinj.

552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

6.827 masa për qëndrim të gabuar.

 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

20 raste për tejkalim shpejtësie.

37 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

lRespektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH