Aktualitet

Ngjarja TRONDITËSE në Patos/ E ëma e 12-vjeçares flet mes lotësh: Vajza ka 7 vite që abuzohet, iku te fqinjët pasi...(ai të KALBET në BURG)

Shkruar nga Liberale

Ngjarja TRONDITËSE në Patos/ E ëma e 12-vjeçares flet mes

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur raportohet se ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos.

Sipas informacioneve policore, një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, shtetasi Z.M, i cili tashmë është arrestuar. 

Në një prononcim për mediet, nëna e vajzës, 30- vjeçarja J.M rrëfen mes lotësh se si e bija ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët, pasi ishe përdhunuar nga babai.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.  U ngrita dhe nu ke gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai.

Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo.

Ajo shprehet gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH