Duke nisur nga data 5 nëntor tuneli i Llograsë do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se tuneli do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.
Tuneli i Llogarasë u hap para sezonit të verës dhe lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.
"Pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit ashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:
Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës."- thuhet në njoftim.