Aktualitet

Liderët europianë mblidhen në Tiranë, administrata shtetërore në katër Bashki pushim më 15-16 maj

Shkruar nga Liberale

Liderët europianë mblidhen në Tiranë, administrata

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 si ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore.

Ky vendim do të zbatohet për punonjësit e institucioneve në katër bashki, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Ky vendim vjen pasi më datë 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politk Evropian. Në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen liderët e kontinetit evropian.

Nga VKM-ja e miratuar ditën e sotme, bëjnë përjashtim Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda ë Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe sistemi shëndetësor.

Për punonjësit e administratës shtetërore, ditët e punës për këto dy data do të zëvendësohen me ditë pushimi brenda vitit 2025.

VKM

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

-Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

-Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

-Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH