Policia e Tiranës ka shoqëruar babanë dhe xhaxhanë e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur në zonën e Fushë Mëzezit gjatë mbrëmjes së të enjtes. Hetuesit dyshojnë për një konflikt të mundshëm brenda familjes që ka eskaluar në përdorim arme, megjithatë ngjarja ende nuk është sqaruar plotësisht.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se dëshmia e të miturit është kontradiktore me provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas 15-vjeçarit, ai ka pohuar se një makinë e zezë ka qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë dhe më pas është larguar.
Ndërkohë, hetuesit kanë konstatuar 5 vrima plumbash në derë, të cilat kanë ardhur nga brenda oborrit, duke përjashtuar mundësinë e shtënave nga jashtë. Dyshimet aktuale të hetuesve janë për një konflikt mes dy vëllezërve që ka përfunduar me përdorim arme.
Edhe dëshmia e babait të 15-vjeçarit është kontradiktore, pasi ai ka deklaruar se kishte dëgjuar të shtëna dhe ka parë djalin që erdhi i plagosur. Pasi marrë 3 plumba, një në shpatullë dhe dy në krah, fatmirësisht, 15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën.