Aktualitet

Java nis me rënie temperaturash, vranësira dhe reshje shiu e dëbore në disa zona të vendit

Shkruar nga Liberale

Java nis me rënie temperaturash, vranësira dhe reshje shiu e

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore).

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH