Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët
Festimi i fundit i Pashkëve në të njëjtën ditë ka qenë në vitin 2017, ndërsa tjetri pritet të jetë më 16 Prill 2028
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët. Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë organizuar meshat tradicionale për besimtarët të cilët luten dhe ndezin qirinj.
Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.
Kjo festë është ndër më të rëndësishmet për besimtarët e krishterë.