Aktualitet

Alba Alishani: Arsyet pse 74% e shqiptarëve nuk e kanë vizituar kurrë Kosovën!

Shkruar nga Liberale
Alba Alishani: Arsyet pse 74% e shqiptarëve nuk e kanë vizituar

Gazetarja Alba Alishani komentoi arsyet e një sondazhi sipas të cilave janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Ajo u shpreh se shifra 74 për qind e shqiptarëve të moshës 65-75 vjeç që nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën lidhet me kontekstin historik dhe izolimin e gjatë mes dy vendeve.

“Shqiptarët e Shqipërisë që nuk kanë shkuar asnjëherë në Kosovë janë më të mëdhenj në moshë. Grupmosha është përgjigjja për shkak të kontekstit historik, izolimi që kanë pasur dy vendet shpjegon pse mosha 65-75 vjeç nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën. Nuk kanë pasur mundësi dhe aksesi real, në këtë rast është konteksti historik, nuk është aq alarmante si shifër. Këtë shifër e justifikon vetëm konteksti historik. Ne kemi bërë 94 marrëveshje mes dy vendeve, por shumica janë vetëm në letër”, tha Alishani.
Ajo komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH