Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur rëndë 6 persona.
Katër prej tyre janë gra dhe po udhëtonin në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.