Aktualitet

A është i dënuar më parë? SPAK kërkoi informacion për gjendjen gjyqësore të Erion Veliajt, reagon Drejtoria e Burgjeve

Shkruar nga Liberale

A është i dënuar më parë? SPAK kërkoi informacion

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion reagoi sot për gjendjen gjyqësore “i dënuar” të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke sqaruar se Veliaj ka tre vendime pafajësie, por në momentin e gjenerimit të certifikatës elektronike del me shënimin “i dënuar”.

Pas kësaj, SPAK i kërkoi informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila zyrtarisht deklaron se Erion Veliaj rezulton i padënuar.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH