Tē paktën 11 person janë vrarë nga një shpërthim në vullkanin Marapi në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian.Lajmi u konfirmua nga shërbimet e kërkim-shpëtimit, pas përpjekjeve gjatë natës ndërsa tre persona u gjetën të gjallë.
Vullkani 2,891 metra i lartë hodhi hi deri në 3 kilometra në qiell të dielën. Autoritetet ngritën alarmin në nivelin e dytë më të lartë dhe ndaluan banorët të shkonin brenda 3 km nga krateri.
Pas shpërthimit një re e madhe hiri vullkanik u përhap gjerësisht në qiell dhe makina dhe rrugët u mbuluan me hi.
Marapi është një nga vullkanet më aktivë në ishullin Sumatra dhe shpërthimi i tij më vdekjeprurës ishte në prill të vitit 1979, kur vdiqën 60 njerëz.