Aktualitet

Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Është shënuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Tatiana Haxhia, e cila javën e shkuar humbi bashkëshortin, nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marrë.

Sipas Klan News, Haxhia ka ndërruar jetë në spital pasi kishte gati 80% djegie në trup. Tatiana Haxhia bëhet kështu viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri.

Javën e shkuar humbi jetën dhe Andrea Haxhia, bashkëshorti i saj. Shtëpia e tyre është shkatërrua gjithashtu nga zjarret që përfshinë fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

Flakët shkatërruan dhe hektarë të tërë me kullota dhe të bimë në disa fshatra në Gjirokastër.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH