Globi

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë pozitiv me COVID-19

Shkruar nga Liberale
Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë pozitiv me

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows është diagnostikuar me COVID-19.

Lajmi u publikua nga mediat amerikane të cilat shkruajnë se ende nuk është e qartë se kur dhe si ishte infektuar zoti Meadows.

Gjithashtu mbetet e paqartë nëse persona të tjerë në Shtëpinë e Bardhë do të karantinohen. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithë vëmendja është te zgjedhje e presidentit, por numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur me shifra shqetësuese.

Prej 2 ditësh në SHBA raportohen më shumë se 100 mijë raste ditore, shifra rekord të cilat SHBA nuk i përjetoi as në fillimin e pandemisë së koronavirus.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH