Aktualitet

Salianji: Ja kush do të jenë grosistët e tregut të kanabisit

Shkruar nga Liberale
Salianji: Ja kush do të jenë grosistët e tregut të kanabisit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se fermerët po mbyten pasi nuk kanë ku të çojnë prodhimet, ndërsa kryeministri Rama propozon legalizimin e hashashit.

Sipas tij, nga ky legalizim do të përfitojnë 5 oligarkë që do jenë edhe grosistët e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër. Më tej, ai thotë se ndërsa qeveria u ka pastruar paratë nëpërmjet amnistisë, tani miqve të qeverisë po u pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!

Postimi i plotë:

Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH