Globi

Rritje e rasteve, rajonet italiane fillojnë mbylljen në fundjavë

Shkruar nga Liberale
Rritje e rasteve, rajonet italiane fillojnë mbylljen në fundjavë

Vazhdojnë të rriten rastet e reja të infektimeve me Covid-19 në Itali. Sipas autoriteteve, janë 10.874 raste të reja në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste.

Në rritje janë edhe viktimat, sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes, i cili nga kjo fundjavë do të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën, duke filluar nga ora 23 e të enjtes. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit, dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor, për momentin.

Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Kampanja, por duke filluar nga e premtja, dhe mund të pasohet së shpejti nga rajone të tjera.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH