Kohët e fundit nëpër media po flitet se këngëtarja Rihana është shtatzënë. Por mesa duket paskan qenë vetëm disa kile të shtuara dhe asgjë më shumë.
E pyetur në një studio televizive, Rihanna ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për këtë gjë, duke deklaruar se është thjesht e lumtur që po shijon lidhjen me miliarderin, Hassan Jameel.
“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla, por, ju e dini, plani i Zotit. Por mezi pres të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste”, ka thënë këngëtarja. /Gazeta Liberale