Prestigjozja amerikane "New York Times" ka bërë një list të 100 restoranteve më të mirë, nga 27 mijë të tillë që ishin në garë. Mes tyre, ka qenë i renditur edhe restoranti “Çka ka Qëllu”, në pronësi të shtetasit shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukajn.
Përmes një postimi në rrjete sociale Kukaj, shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.
“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë? Duajeni tuajën shqiptarët e mi sepse nuk ka më të mirë”, shkruan Kukajn.
Autori i shkrimit, gazetari i njohur Pete Wells, thotë se ka bërë përzgjedhjen pasi ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante. Referuar restorantit shqiptar “Çka Ka Qëllu”, i cili renditet në vendin e 94-ët, gazetari shkruan se tashmë janë disa të tilla. I pari u hap në Bronx dhe dukej se ishte si “një zë i vetmuar në shkretëtirë”, që njujorkezeve dhe turistëve të huaj u dha kumtin që edhe NYT, të bënte vetë vlerësimin për gatimet e Shqipërisë, sidomos, ato të Shqipërisë Mesme, të Veriut dhe të Kosovës:
Tani, “Çka ka Qëllu” shkruan NYT, ka edhe dy lokale të tjerë, njëri në zemër të Nju Jorkut - Manhatan, dhe tjetri në Stamford- Konektikat. Pjesa më e madhe e menusë, është kuzhinë e ashtuquajtur në gjuhën kulinare “kuzhina qetësuese”, e cila vjen nga produktet e qumështit, dhe salca të pasuruara me kajmak, djathë të freskët, si dhe mish viçi të njomë, që është dhe mishi më i preferuar.
“Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë. Shikoni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore”, shkruan autori në artikullin e “New York Times”.
Ai gjithashtu ka treguar se specialitetet ushqimore të këtij restoranti janë ëmbëlsirat si sheqerparja dhe kafeja e cila njihet si turke, por për aq kohë sa qëndroni në "Çka Ka Qëllu", do ta quani atë shqiptare.
“Speca turshi dhe dy ose tre zhytje që ta shijoni më tepër, pas së cilës mund të dëshironi disa kunguj të njomur me kos në një enë balte”, janë disa nga specialitetet e tjera në restorant./Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1346294,1346293,1346292,1346290,1346289,1346288,1346287,1346286,1346285,1346284,1346283,1346282,1346278,1346277,1346276"]