Showbiz

Regjisorja: E lumtur që s'fitoi Elvana, do thoshin e fitoi prej bosit

Shkruar nga Liberale
Regjisorja: E lumtur që s'fitoi Elvana, do thoshin e fitoi prej bosit

Regjisorja Elma Doresi ka reaguar në lidhje me humbjen e Elvana Gjatës në "Festivalin e Këngës" në RTSH.

Ajo shkruan se është e lumtur që festivalin, nuk e fitoi Elvana Gjata, ndërsa shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte ajo i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj nga boli”, “E fitoj se ka bosin”.

“Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.

E fitoj se ka “bosin”.

Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.

Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë.

Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.

Jo. S’ka analiza e kritika të tilla. Por vetëm: bolo, bosi, tallava. Statuse e komente pa fund.

Ngatërrohen shijet me mendimet.

U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin: Festivalin tek ne.

Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente.

Ps: Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shkruan ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH