Globi

Raporti botëror: Ja tre vendet më të mira për të rritur fëmijë

Shkruar nga Liberale
Raporti botëror: Ja tre vendet më të mira për të rritur

Studimi i përvitshëm i 'U.S. News & World Report' për vendet më të mira për rritjen e fëmijëve vendos në krye të listës vendet skandinave.

Tre pozicionet e para i kanë zënë Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, dhe ky tashmë po kthehet në trend.

“Këto vende kanë një leje lindjeje mjaft bujare, jo vetëm për nënat, por edhe për baballarët. Ato ofrojnë kurse parashkollore falas dhe kanë sisteme publike arsimore shumë të mira”, thuhet në raportin e at U.S. News & World Report.

Pas tyre vijnë vende të tjera të Evropës si dhe Kanadaja me Australinë.

Raporti analizon situatën në 73 shtete të ndryshme dhe ka vëzhguar më shumë se 20.000 vetë në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, në Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Kriteret mbi të cilat bazohet ky studim janë tetë pika: kujdesi për të drejtat e njeriut, sa miqësor konsiderohet ai vend për familjen, sa është i tillë ambienti i tij për barazinë gjinore, si qëndron në raport me lumturinë, a ka barazi të ardhurash, si e ka nivelin e sigurisë, sa të zhvilluar e ka arsimin publik dhe sistemin e kujdesit shëndetësor./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH