Ervis Iljazaj
Nuk është hera e parë që Kryeminsitri Edi Rama bën fajtor konktestin e brendshëm politik të disa vëndeve të Bashkimit Europian për dështimin tashmë disavjecar që ka patur Shqipëria për celjen e negociatave. Të njëjtën qasje pati dhe dje gjatë seancës parlamentare, ku u mundua të bindë opinionin publik se ne i kemi plotësuar kushtet, ndërsa ata kanë kushte të tjera. Sipas Ramës Shqipëria është gati, Bashkimi Europian nuk është gati të na pranojën, për shkak të euroskeptikëve që nuk duan zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian.
Zërat se Hollanda apo Franca mund të votojnë kundër celjes së negociatave me Shqipërinë fatkeqësisht po shtohet ditët e fundit, dhe Kryemnistri shqiptar me sa duket po mundohet ti paraprijë një përgjigje negative duke përgatitur opinion publik. Shpresojmë të mos jetë kështu, sepse e vetmja shpresë për demokracinë shqiptare dhe të ardhmen e saj është vetëm vashdimësia e procesit të integrimit. Një përgjigje negative do të kishte pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Edi Rama ka këtë qasje ndaj Bashkimit Europian. Sa herë që afron dita e vendimarrjes për celjen e negociatave me Shqipërinë, mban po të njëjtin refren. Jo vetëm kaq, por shpesh herë ‘’kërcënon’’ Bashkimin Europian me influencat ruse në Ballkanin Perëndimor, apo fuqive të tjera nëse vonohet celja e negociatave.
Kjo është një qasje totalisht e gabuar e një kryeministri ndaj Bashkimit Europian që nuk të con asgjekundi me prespektivën europiane. Kryeministri shqiptar ka për detyrë të plotësojë kushtet që i vendosen nga BE , e jo të analizojë apo të kritikojë BE-në dhe politikën e saj të brendshme euroskeptike.
Me sa duket, kryesminsitri shqiptar e kujton Bashkim Europian si një organizatë gjeopolitike ku edhe nëse nuk e meriton të jesh pjesë e saj mund të bëhesh për interesa strategjikë. Bashkimi Europian nuk është si NATO, ku Shqipëria u bë pjesë e saj edhe pse nuk e meritonte. Bashkimi Europian është një qeverisje e përbashkët, me parime dhe rregulla të përbashkëta. Nëse nuk plotëson standartet e kërkuara, nuk bëhesh pjesë asnjëherë pjesë e tij.
Sigurisht që Edi Rama ka një të drejtë kur thotë se ky nuk është moment më i mirë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian, por ky nuk është justifikim për dështimet e brendshme të Shqipërisë. Nëse ne do të kishim bërë detyrat e Shtëpisë, patjetër që do të na jepnin dritën jeshile. Fakti që Maqedonia e Veriut do të marrë negociatat e tregon më së mirë këtë gjë. Sepse, me sa duket ajo i ka bërë detyrat e shtëpisë, ndërsa ne jo.
E kundërta është ë vertetë, që Bashkimi Europian edhe pse ekziston një klimë skeptike ndaj zgjerimit , edhe pse Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë sic duhet, nuk i ka ndëprerë asnjëherë prepspektivën europiane shqiptarëve, dhe gjithmonë është munduar ta mbajë derën e saj hapur për vëndin tonë.
Por edhe skepticizmi që ekziston sot në Europë për sa i pëkret zgjerimit të mëtejshmë, vjen pikërisht si pasojë e vëndeve si Shqipëria që aspirojnë të bëhën pjesë e saj. Vënde të cilat nuk kanë standarte ekonomike, shoqrëore dhe ligjore për të qenë anëtare të denjë të Bashkimit Europian.
Prandaj, ajo që pritet nga Kryeminsitri i Shqipërisë, është puna dhe përgjegjshmëria që duhet të marrë përsipër për të ndërtuar një vënd me standarte, i cili mertion anëtarësimin në Bashkimin Europian, dhe jo kritika apo analiza gjeopolitike apo politike të Bashkimit Europian. E para sepse nuk e ka fuqinë për ta bërë një gjë të tillë, dhe e dyta sepse ne nuk jemi në gjendje ti japim mësim politikës Europiane. /Gazeta Liberale