Aktualitet

Përmbyllen procedurat, patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite

Shkruar nga Liberale

Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë apo jetojnë në Arabinë Saudite. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH