Showbiz

Pas rënies drastike në peshë, Adele refuzon miliona paund

Shkruar nga Liberale
Pas rënies drastike në peshë, Adele refuzon miliona paund

Pas humbjes së 44 kilogramëve, këngëtares Adele sipas “The Sun” i janë ofruar shumë të çmendura vetëm për të reklamuar produkte të ndryshme dobësimi, nga kompani të njohura.

Ofertat gjithashtu kanë qenë dhe nga kompani televizive dhe firma marketingu për të reklamuar imazhin e saj të ri.

Sipas burimeve të njëjta, këngëtarja nuk ka pranuar për 2 arsye, shkruan Livimg. E para sepse nuk do të jetë një kopje e shëmtuar e motrave Kardashian dhe e dyta sepse për të nuk ka rëndësi pamja por albumet dhe këngët e reja që ajo po përgatit dhe nuk do që asgjë t’ja heq vëmendjen nga qëllimi kryesor.

Adele ka premtuar se vitin tjetër do të publikojë një album të ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH