Kryesore

Partia shqiptare pranon që të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit

               Publikuar në : 18:23 - 04/08/20 liberale

Një takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është mbajtur në Klubin e Deputetëve.

Në këtë takim morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të partive, si Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM dhe Azem Sadiki nga PDSH.

Pas takimit, Sadiki deklaroi se Zaev i ka ftuar që të marrin pjesë në Qeveri dhe ata kanë pranuar. Po ashtu ai njoftoi se janë formuar edhe grupet e punës.

“Kishim ftesë për takimin e sotëm dhe ishim bashkë delegacioni i partisë me kryetarin e partisë. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëheqjen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski”, tha Sadiki .

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back