Ende mbeten të panjohura rrethanat e vdekjes së 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Një javë pasi ishte zhdukur, ai u gjet i pajetë pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.
Mësohet se para se t’i jepte fund jetës, i riu kishte lënë pas një video-incizim në telefon.
“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur kreu i Lipjanit, Imri Ameti, i ftuar në Pressing të T7.
Më tej ai ka thënë se ajo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.
“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahemti.
Po ashtu, mediat kosovare shkruajnë se personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.
Po ashtu, mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë./Gazeta Liberale