Aktualitet

Pamje të rënda/ Berisha publikon foton e Lear Kurtit nga spitali i Traumës

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një foto, të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën pasi u shoqërua nga policia, mbrëmjen e të mërkurës.

Në foto, Lear Kurti shihet teksa është  i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës, pas shoqërimit në komisariat, kur 32-vjeçari kishte humbur ndjenjat.

Berisha shprehet se në foto duken edhe hematomat e shkaktuara, goditjet nga ana e uniformave blu.

“Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet! Sb”, shkruan Berisha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH